FAQ  
KUSH JEMI NE?

One Net është themeluar në vitin 2013 dhe është një nga operatoret alternative më të mëdhenj në zonën ku ofron shërbime telekomunikacioni. Me një shtrirje të gjerë në të gjithë Bashkinë Kamëz, pjesërisht në Bashkinë Tiranë, por edhe më shumë, është duke u zgjeruar edhe në bashki të tjera duke u gjetur pranë klientëve tanë për të ofruar shërbimet më të mira të Internetit dhe IPTV. One Net aktualisht zotëron rrjetin më të madh të fibres optike në shtëpi duke u bërë në të njëjtën kohë operatori me numrin më të madh të klientëve rezidencialë me fiber optike në zonat ku është i shtrirë. Shërbimet dhe shpejtësia që One Net ofron janë të qëndrueshme, cilësore dhe me çmimet më konkurrues në treg, duke e bërë One Net zgjedhjen e vetme për një internet të shpejtë në Kamëz, Tiranë dhe kudo ku rrjeti i One Net ka prezencë. One Net që në fillimet e aktivitetit ka qenë ISP e preferuar jo vetëm për klientët rezidencialë të cilët kanë qenë të shumtë dhe masive në shërbimin e internetit, por ka qenë gjithashtu një furnizues i besuar i shumë bizneseve të ndryshme duke fituar besimin e tyre në ofrimin e një shërbimi të një cilësie të lartë dhe duke plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

PAK NGA HISTORIA JONE

One Net Tv është emri tregtar i shoqërisë e regjistruar në QKB. Në vitin 2013 One Net e filloi aktivitetin si ISP (Internet Service Provider) e parë lokale në qytetin e Kamzës, duke u licencuar nga AKEP, për ofrimin e shërbimit të Internetit. Ai u shndërrua në një nga shoqëritë që sollën revolucion në shërbimet e telekomunikacionit përmes një fryme të re kreative dhe rinore në fushën e teknologjisë. Në një periudhë shumë të shkurtër, One Net ja doli të zgjerohet duke u shtrirë totalisht në Bashkinë Kamëz (Kamëz qendër, Valias, Laknas, Bathorë, Paskuqan1, Paskuqan2, Babrru), në Bashkinë Tiranë (Kodër Kamëz, Fushë-Mëzez, Autostratë, 5 Maj) si dhe më gjerë duke u shtrirë edhe në Njësinë Administrative Nikël duke ofruar shërbimet e internetit vetëm me fiber optike. Me një rrjet në investim dhe zgjerim të vazhdueshëm dhe me një gamë shërbimesh të kompletuara, One Net ofron gjithnjë maksimumin për klientët e tij.