Për të aksesuar sinjalin digjital duhet të pajiseni me një dekoder të jashtëm Universal DVB-T2 ose një televizor i cili të ketë të inkorporuar këtë tip dekoderi. Në rastin e dekoderit të jashtëm, sigurohuni që lidhja e tij me televizorin dhe antenen të jetë kryer në rregull dhe më pas vendosni televizorin tuaj në kërkim automatik, për të gjetur kanalet digjitale. Nësë dekoderi është i inkorporuar në televizor, mjafton të lidhni televizorin me antenën dhe më pas t’a vendosni në kërkim automatik.
Mënyra e lidhjes së dekoderit me televizorin dhe antenën është shumë e thjeshtë dhe e pagabueshme. Lutem ndiqni udhëzimet e manualit që ndodhet në kutinë e dekoderit.
Çmimi dekoderit varion sipas llojit, markës apo vitit të prodhimit. Ne momentin qe ONE NET do te disponoj një informacion të tille mbi cmimet e dekoderit te tipit universal DVB-T2, do ti bej publike ato. Duke filluar nga 1 Shtatori, ne dyqanin e ONE NET do te gjeni ne shitje dekodera per klientet tane me cmim preferencial.
Nëse ju nuk pajiseni me dekoder, apo televizori juaj nuk ka të inkorporuar dekoderin e tipit DVB-T2 atëhere ju nuk do të mund të aksesoni transmetimet digjitale. Sqarojmë se procesi i digjitalizimit do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë. Transmetime analoge do të mbyllen dhe do të kalohet në transmetimet digjitale. Procesi është menduar të zhvillohet me faza, qark pas qarku deri në mbylljen e plotë të transmetimeve analoge në të gjithë vendin. Me mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun ku ju banoni nuk do të mund të shikoni programe televizive nëse nuk pajiseni me dekoder të tipit DVB-T2.
Mirësevini në seksionin tonë të pyetjeve të shpeshta për Dekoderin DVB-T2, ku synojmë të ju ofrojmë përgjigje të plota për pyetjet e zakonshme rreth kësaj teknologjie. Nëse keni dyshime për çfarë është një dekoder DVB-T2 ose për avantazhet që sjell për eksperiencën tuaj të shikimit të TV-së,Nga kompatibiliteti me televizorin tuaj ekzistues, deri te procesi i vendosjes dhe mundësia e regjistrimit të emisioneve të preferuara, jemi kujdesur për të mbuluar çdo detaj. Vazhdoni të lexoni për të zbuluar gjithçka duhet të dini rreth dekoderëve DVB-T2.
created with